Botë
Johanesburg: Përplasen dy trena, vdes 1, lëndohen 90
28.04.2015 11:22
Dy trena janë përplasur me njëri tjetrin në pjesën jugore të Johanesburgut, aksident ky që ia ka marrë jetën makinistittë një prej trenave dhe duke lënduar 90 persona...

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencës, Russel Meiring, ka thënë se makinisti i një prej trenave është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Meiring, përmes një komunikate ka thënë se një pasagjere ka qenë e bllokuar në mes të trenit dhe murit, derisa është arritur të largohet nga aty dhe të dërgohet në spital.
Deklarata thotë se arsyea e aksidentit ende nuk dihet derisa hetimet po vazhdojnë për rastin./evropaelire
