Maqedoni
Von der Leyen për vizitë në Shkup, do të zhvillojë takime me Siljanovska Davkovën dhe Mickoskin
24.10.2024 09:16
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë në Shkup....

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në kuadër të turneut të saj katërditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup. Do të ketë takime me presidenten Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Mickoski, me të cilët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh ndërmjet delegacioneve. Kryetarja e Komisionit Evropian e nisi turin në Shqipëri, pas Maqedonisë do të vizitojë edhe Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Nga Shqipëria, Von der Leyen tha se vendet anëtare duan të shohin rezultate dhe se zgjerimi i Bashkimit është prioriteti i saj në mandatin e dytë.
