Maqedoni

Gashi: Kjo betejë nuk është vetëm e Ukrainës

24.10.2024 13:56

Lufta nuk është vetëm e Ukrainës, por edhe e të gjitha forcave demokratike....

Lufta nuk është vetëm e Ukrainës, por edhe e të gjitha forcave demokratike. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari, Afrim Gashi, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Riga.
 
“Kjo betejë nuk është dhe nuk guxon të jetë betejë vetëm e Ukrainës. Kjo është edhe beteja jonë, beteja e të gjitha forcave demokratike, pasi doemos duhet bashkërisht dhe të unifikuar t'i kundërshtojmë të gjithë ata që duan me mosrespektim të integritetit territorial dhe sovranitetit dhe me mosrespektim të së drejtës dhe parimeve ndërkombëtare, përmes agresionit të pushtojnë territore të huaja dhe të shkaktojnë padrejtësi të madhe dhe krim të madh mbi qytetarët e pafajshëm.”, deklaroi Gashi.
 
Okupimi aktual dhe aneksimi i Krimesë nga Federata Ruse është shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe është përgjegjësia jonë kolektive për t'u përballur me këtë padrejtësi, ka shtuar më tej Gashi. Ai njëherit ka përkujtuar edhe 80-vjetorin nga dëbimi i tatarëve të Krimesë nga vatrat e tyre të lashta.