Botë

Bosnjë, përleshje në Stacionin e Policisë në Zvornik

28.04.2015 12:04

Të hënën në mbrëmje, një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri në Zvornik, një qytet në verilindje të Bosnjës...

Mediet thanë se një person që më vonë u identifikua si Nerdin Ibriç, hyri në stacionin e policisë duke qëlluar më armë automatike.
 
Policia tha se ai brohoriti “Allahu është i madh” para se të qëllonte mbi ta. Policia vrau sulmuesin. 
 
Zvorniku është një qytet në pjesën serbe të Bosnjës dhe shtrihet afër kufirit me Serbinë.
 
Para luftës së viteve 1992-95, mbi 60 për qind e popullatës përbëhej nga myslimanët boshnjak, ndërsa pas luftës vetëm një pjesë e tyre janë kthyer në shtëpi.