Botë

Tiranë, Begaj priti në takim Ursula von der Lejen

24.10.2024 14:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, arriti në Shkup nga Tirana, ku realizoi takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, arriti në Shkup nga Tirana, ku realizoi takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. 
 
Në takim u diskutua për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe të ardhmen Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Von der Lejen vlerësoi angazhimin personal të kreut të shtetit për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe perspektivën unike që ky integrim ofron për integrimin ekonomik dhe prosperitetin e rajonit. Presidenti Begaj përgëzoi presidenten Von der Lejen për vendosjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE në krye të përparësive përgjatë mandatit të dytë të saj si presidente e Komisionit Evropian.
 
Begaj çmoi angazhimin e presidentes Von der Lejen për të përshpejtuar hapjen e të gjithë kapitujve me Shqipërinë deri në fund të vitit 2025.  “Mirënjohje, presidente Von der Lejen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025! Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE.”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.