Maqedoni

RMV – Bullgari, mblidhet në Shkup Komisioni për çështjet historike

24.10.2024 15:15

Pas disa muajsh pushim, në Shkup u mblodh ekipi i ri i Komisionit për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë....

Pas disa muajsh pushim, në Shkup u mblodh ekipi i ri i Komisionit për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Anëtarët e këtij komisioni para fillimit të takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme u shprehën të përmbajtur për pritjet nga takimi. Megjithatë pritjet janë se fillimisht ata do të mund t’i përcaktojnë parimet e shprehjes së lirë të qëndrimeve të tyre për historinë dhe punën e këtij komisioni. 
 
“Jo, jo, nuk di asgjë. Kryetarin e këtij komisioni e njohim, por ajo nuk mjafton. Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë. Do të tregojmë në takimin e radhës, tani nuk dimë.”, - deklaroi kryetari i Komisionit bullgar, Angell Dimitrov.
 
Pas përfundimit të takimit, u bë e ditur se konkluzat do të publikohen pas takimit të dytë që do të mbahet të premten. Përndryshe përbërja e re e ekipit maqedonas nga komisioni është zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator, ku kryetar i ri i këtij komisioni u caktua profesori i Fakultetit Filozofik, Vanço Gjorgjiev, ndërsa krahas tij janë edhe anëtarët e tjerë: Mitko Panovi, Aleksandar Litovski, Nikolla Minovi, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Llorovski. Takimi i fundit i komisionit të përzier për çështje historike u mbajt më 30 dhe 31 maj të këtij viti në Sofje, ndërsa takimi i parashikuar të mbahet në Shkup më 18 dhe 19 shtator ishte anuluar me kërkesë të palës maqedonase.
 
REXHEP QAMILI