Botë
Steinmeier sot në Kosovë
28.04.2015 12:13
Kryediplomati gjerman sot do të takohet me udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë...

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Steinmeier do të “zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës, me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral”.
Njoftimi thotë se ministri i Jashtëm gjerman do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën, e më pas edhe me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin.
