Maqedoni
MPB, arrestohet sërish një i falur nga presidentja
24.10.2024 17:23
Pas faljes nga ana e presidentes Siljanovska Davkova, sot pas daljes nga burgu i Idrizovës...

Pas faljes nga ana e presidentes Siljanovska Davkova, sot pas daljes nga burgu i Idrizovës, është arrestuar sërish anëtari i klanit Baron, A.R., i dyshuar për vepër tjetër penale, përkatësisht për tentim vrasje.
“Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria A.R. nga fshati Haraçinë, në lidhje me ngjarje penalo-gjyqësore, që ka ndodhur më datë 14.10 të këtij viti në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është plagosur E.A. nga Shkupi. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe ekspertizave të përgatitura nga ana e departamentit për hetime forenzike pranë MPB-së, është vërtetuar se kryerësi është A.R. dhe nga ana e njësitit kundër krimit të dhunshëm në SPB-Shkup, në koordinim me Prokurorinë Thememelore - Shkup, sot është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë ndaj A.R..”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
