Maqedoni
Burgu i Idrizovës, ndërron jetë një i burgosur
24.10.2024 18:19
Në burgun e Idrizovës, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një i burgosur...

Në burgun e Idrizovës, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një i burgosur i moshës 45-vjeçare.
Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, në SPB – Shkup, dje është raportuar se V.G. (45) nga Velesi, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në institucion, është gjetur i vdekur në burgun e Idrizovës.
Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Hetimin lidhur me këtë rast e ka kryer ekipi i SPB - Shkup.
