Maqedoni

Kryetarët e Karposhit dhe Strumicës kërcënohen me mundësinë e daljes nga BNJVL-ja

24.10.2024 18:41

Kryetarët e komunave të Karposhit dhe Strumicës, Stevço Jakimovski dhe Kostadin Kostadinov...

Kryetarët e komunave të Karposhit dhe Strumicës, Stevço Jakimovski dhe Kostadin Kostadinov, paralajmërojnë daljen nga BNJVL-ja, për shkak të, siç thonë, presionit ndaj komunave që drejtohen nga kryetarë të opozitës. 
 
Kreu i Karposhit, Stevçe Jakimovski, tha se do ta braktisë BNJVL-në për shkak të presioneve nga Qeveria.
 
“Ose do ta korrigjojnë sjelljen e tyre ose nuk kemi pse të jemi pjesë e atyre institucioneve. Ende mbeten në atë që të mos miratohen programet. Qeveria duhet ta ndryshojë sjelljen ndaj komunave opozitare.”, deklaroi Jakimovski.
 
Ngjashëm është shprehur edhe kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov. Por, kreu i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, thotë se në BNJVL-ja nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare për dalje nga kjo bashkësi, ndërsa lëvizjet e tyre i cilëson si joserioze.
 
“Dera e BNJVL-së është e hapur për të gjithë, secili problem zgjidhet, nëse ka interes dhe nëse nuk fshihet diçka tjetër në prapavijën e këtij procesi.”, deklaroi kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski.
 
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, vlerësoi se këto paralajmërime e dëmtojnë edhe BNJVL-në, por edhe komunat. Vetëm një BNJVL unike mund të jetë partner serioz i qeverisë, thotë ministri.