Botë
Dhoma e ulët e parlamentit rus miraton partneritetin me Korenë veriore
24.10.2024 19:01
Dhoma e ulët e parlamentit, e ka miratuar një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut...

Dhoma e ulët e parlamentit, e ka miratuar një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre ta mbështesin njëri-tjetrin me “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera”.
Për traktatin e aprovuar më 24 tetor, u pajtuan në qershor në Phenian presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ky traktat e rrit shkallën e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve. Ai përmban edhe një fjali, e cila thekson se, nëse njëra palë sulmohet dhe e gjen veten në gjendje lufte, atëherë pala tjetër duhet patjetër “menjëherë t’i dalë në ndihmë ushtarakisht dhe në mënyra të tjera me të gjitha mjetet në dispozicion”.
Nuk është e qartë se si mund të interpretohet kjo klauzolë, por Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë dëshmi së trupat koreanoveriorë ndodhen në Rusi dhe se duket se po kryejnë stërvitje. Dërgimi i trupave e rrit mundësinë që ushtarët koreanoveriorë mund t’i bashkohen trupave ruse në luftën në Ukrainë.
