Basketboll

Uiliams i ktheu në lojë Netsat, befason Milluoki

28.04.2015 12:20

Basketbollistët e Bruklinit mposhtën Atllantën me 120:115 pas vazhdimeve, duke barazuar në 2-2, serinë e raundit të parë të plej offit në konferencën e Lindjes...

Pas paraqitjeve dështuese në tre takimet e para, Deron Uiliams luajti një nga ndeshjet më të mira të karrierës, duke regjistruar edhe rekord sa I përket plej offit, me 35 pikë të shënuara, të cilave u shtoi edhe pesë kërcime e shtatë asiste.
 
Ndeshja e ardhshme do të luhet në parket të Atllantës, ekipit me bilanc më të mirë gjatë sezonit të rregullt.
 
Milluoki për herë të dytë rresht iu shmang eliminimit. Kësaj here, Baksat ndalën Çikagon në parketin e huaj, duke befasuar me 94:88 dhe duke fituar mundësinë që të enjten, me fitore në shtëpi, të barazojnë serinë në 3-3.
 
Individ më I mirë I takimit ishte Majkëll Karter-Uilliams, me 22 pikë, tetë kërcime e nëntë asiste. 
 
Në takimin e fundit të luajtur mbrëm, Memfisi, në periudhën e katërt avanconte edhe me dhjetë pikë dallim, por në fund, Portllandi fitoi me 99:92, duke e regjistruar triumfin e parë dhe duke iu shmangur eliminimit me 4-0.
 
Më meritori për këtë fitore të Blejzersave ishte Demijan Lilard me 32 pikë e shtatë asiste, ndërsa Llamarkus Olldrixh regjistroi 18 poena e 12 kërcime. 
 
MUSTAFA ADEMI