Maqedoni

Parashikimi i motit

25.10.2024 09:09

Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, përgjatë disa luginave dhe lumenjve me kushte për mjegull....

Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, përgjatë disa luginave dhe lumenjve me kushte për mjegull. Gjatë ditës mot të kthjellët me diell dhe vranësira lokale të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë.
 
Mëngjes i ftohtë edhe në Shkup, mjegull në pjesë të luginës. Gjatë ditës me diell dhe pak vranësira lokale. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.
 
Periudha e motit të qëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me mëngjese të ftohta në të cilat temperaturat do të zbresin deri diku nën zero gradë. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Temperatura ditore do të jetë pa ndryshime.