Maqedoni
ASh-ja përgënjeshtron BDI-në: BDI-ja ka votuar për çështjen e “jorezidentëve”
24.10.2024 21:36
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka përgënjeshtruar akuzat për përjashtimin e mërgatës nga ana e Qeverisë...

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka përgënjeshtruar akuzat për përjashtimin e mërgatës nga ana e Qeverisë. Thonë se BDI-ja ka votuar për çështjen “rezident” dhe “jorezident”.
“Faleminderit për autogolat që shënoni!”. Pressi i sotëm i degës së BDI-së në Gostivar nuk është asgjë tjetër përpos se edhe një autogol i radhës. Regjistrimi i popullsisë ishte operacion statistikor ku vet BDI-ja ka qenë ajo që ka votuar për çështjen e “rezidentëve” dhe “jorezidentëve”, thuhet në reagimin e ASh-së së Taravarit.
