Futboll
Shkëlqen Valencia, rimerr pozitën e katërt
28.04.2015 12:23
Valencia rimerr vendin e katërt në renditje pas një fitore të thjeshtë ndaj Granadas...

Ekipi i Nuno Santos triumfoi 4-0 në "Mestalla" duke zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë ndaj miqve që janë tashmë pothuajse të rrëzuar në Segunda Division.
Në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund, Valencia hasi vështirësi vetëm në gjetjen e golit të parë me Fuegon në të 26-tën, që realizoi pas një goditje të saktë me kokë brenda në zonë.
Ndërkohë para pushimit Dani Parejo shndërroi në gol një 11-metërsh duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë, Granda u përpoq të jepte ndonjë përgjigje por sërish ishte Valencia që kontrolloi lojën duke realizuar dhe dy herë të tjera në pesë minutat e fundit.
Fillimisht ishte Feghouli që realizoi në kundërsulm golin e 3-0, ndërsa Negredo vulosi shifrat në 4-0.
