Botë
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur në kampin e refugjatëve, Jabalia
25.10.2024 11:25
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së enjtes...

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së enjtes, teksa një bombë që goditi një shtëpi pranë Kan Junisit shkaktoi 23 viktima. Po ashtu një sulm me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia la të vdekur 150 persona.
Sulmi ajror ndodhi gjatë natës në një kompleks banimi në kampin e refugjatëve sipas agjencisë palestineze “Uafa”. Raportohet se mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Banorët e zonës së synuar kanë bërë kërkesa urgjente për ndihmë në transportin e të plagosurve. Megjithatë, ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të konsiderueshme për të arritur në vendngjarje, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.
