Maqedoni

RMV – Bullgari, takimi i dytë i Komisionit për çështje historike

25.10.2024 14:14

Arkipeshkvia e Ohrit në shekullin e 11 dhe librat e klasës së 7, ishin dy temat që u diskutuan në takimin e dytë...

Arkipeshkvia e Ohrit në shekullin e 11 dhe librat e klasës së 7, ishin dy temat që u diskutuan në takimin e dytë të ekipit të ri të përbashkët për çështje historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e këtij komisioni përfunduan takimin, por asnjëri prej tyre nuk pohon nëse ka sinjale se në një të ardhme të afërt do të mund t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me këto dy çështje sensitive për të dyja palët dhe kur mund të shpallen konkluzat përfundimtare. 

 
“Pas një kohe të gjatë ne filluam të diskutojmë për Arkipeshkvinë e Ohrit në shekullin e 11 dhe për këtë në nevojitet pak kohë për të hyrë në brendësi të kësaj çështjeje. Po ashtu diskutuam edhe për librat e klasës së 7. Për shkak të kohës që na nevojitet thamë se këto çështje t’i diskutojmë përsëri në mbledhjen e ardhshme.”, - deklaroi kryetari i Komisionit bullgar, Angell Dimitrov. 
 
Takimi i radhës pritet të zhvillohet në Sofje. Kur ai do të mbahet, ende nuk bëhet e ditur, tha Dimitrovi, duke nënvizuar se nëse ekziston vullnet dhe gatishmëri të plotë përbërja e re mund të zgjidh shumë çështje të hapura mes të dyja vendeve. Ky sesion i takimeve u zhvillua pas pesë muajsh ndërprerjeje të punës së këtij komisioni, pasi që përbërja e kaluar nuk dakordohej fillimisht rreth parimeve të shprehjes së lirë të qëndrimeve të tyre për historinë dhe punën e këtij komisioni.
 
Përndryshe përbërja e re ekipit maqedonas nga komisioni është zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator, ku kryetari i ri i këtij komisioni u përcaktua profesori i fakultetit filozofik, Vanço Gjorgjiev,  ndërsa krahas tij janë edhe anëtarët e tjerë, si: Mitko Panovi, Aleksandar Litovski, Nikolla Minovi, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Llorovski. 
 
REXHEP QAMILI