Ekonomi

Durmishi për shportën vjeshtore: Ka dhënë efektet e duhura

25.10.2024 15:28

Jetesa po bëhet më e shtrenjtë dhe është e vështirë të mbijetohet me 370 euro...

Jetesa po bëhet më e shtrenjtë dhe  është e vështirë të mbijetohet me 370 euro, kur shporta minimale sindikale tashmë është mbi 1.000 euro. Ky është vlerësimi i LSM-së, ndërsa kreu i saj, Trendafillov, theksoi se Qeveria duhet të ndërmarrë hapa më rigoroze për të ndjerë ngrirjen e marzhave. Sipas LSM-së, performanca e inspektoratit në terren është e dobët, ndërsa tregtarët po përfitojnë në kurriz të qytetarëve. 
 
“Tregtarët ishin lakmitarë, po mundohen të bëjnë sërish para në kurrizin e punëtorëve. Çmimet e rritura në shtator i ulën ato vetëm në tetor dhe sërish mbetën me të njëjtin fitim. Fatkeqësisht, në Maqedoni mund të shohim vetëm rritje të lakmisë së tregtarëve. “Ajo që shohim në terren është performanca e dobët e Inspektoratit, jo sepse nuk dëshiron, por është një numër shumë i vogël i njerëzve që kontrollojnë një numër të madh tregtarësh.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
 
LSM-ja për ngrirjen e marzhave: Performanca e inspektoratit është e dobët
 
Por, sipas ministrit të Ekonomisë, qytetarët përfituan nga masa e Qeverisë,  shporta vjeshtore me çmime të ngrira.
 
“Masat kanë pasur efekt, çmimet e produkteve janë ulur nga pesë deri në 10 për qind. Me shportën e vjeshtës ka edhe produkte që nuk janë fare ose janë reduktuar shumë pak, si buka, qumështi, vajrat ushqimore, por ka pasur edhe produkte që u janë ulur çmimet mbi 10 për qind, si mishi, perimet, bulmeti.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
 
Më 1 tetor, Qeveria kufizoi marzhat për 70 produkte. Masa përfundon më 31 tetor, ndërsa masa të ngjashme paralajmërohen edhe për festat e ardhshme.
 
FLUTURA LATIFI