Maqedoni

Me “pazarin e bamirësisë” përfundoi fushata kombëtare “Ditët e dhurimit”

25.10.2024 17:22

Qytetarët në periudhën e ardhshme do të mund të përfshihen në aktivitetet e organizatave...

Qytetarët në periudhën e ardhshme do të mund të përfshihen në aktivitetet e organizatave të ndryshme dhe të tregojnë humanizëm në veprim, ku për herë të parë është krijuar një fond i veçantë për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri. Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Connect”, tha  se secili prej nesh mund të jetë hero në komunitetin tonë duke dhuruar diçka.
 
“Gjatë këtij muaji e gjysmë do të keni mundësi në mbarë Maqedoninë të përfshiheni në aktivitetet e mbi 20 organizatave qytetare, të cilat mbledhin mjete për projektet e tyre për edukimin e të rinjve dhe fëmijëve, për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitete. Për shëndet më të mirë edhe këtë vit për herë të parë po fillojmë me ngritjen e një fondi të posaçëm për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri. Ne duam të mbështesim vullnetarët, kompanitë vullnetare të zjarrfikësve. Mund të ofrojnë pajisje, të edukojnë popullatën, të përgatisin terrenin për mbrojtjen dhe parandalimin nga zjarri dhe t'u mundësojnë atyre të bëjnë punën e tyre me sukses dhe ne të vazhdojmë të ndihemi të sigurt.”, - deklaroi drejtoresha ekzekutive e Shoqatës “Connect”, Nikica Kusinikova. 
 
“E gjithë kjo ka për qëllim që të kemi një koordinim të mirë dhe komunikim të mirë me institucionet shtetërore, qendrën për menaxhim me kriza, drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, BNJVL-në. Gjithashtu shfrytëzojmë rastin që të bëjmë apel deri tek të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, deri tek sektori i biznesit që ta mbështesin këtë fond qëllimmirë me donacione nga ana e tyre.”, - theksoi zjarrfikësi, Kiril Mihajllov.
 
“Së bashku me disa nga këta persona morëm pjesë në shuarjen e disa prej zjarreve më të rënda që përfshiu atdheun tonë këtë verë. Dhe jo vetëm këtë verë, por edhe atë të mëparshme. Shumë prej tyre i njoh personalisht dhe mendoj se shteti dhe pushteti qendror dhe vendor duhet të kujdesen edhe më shumë për këta njerëz.”, - u shpreh drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov.
 
Qytetarët mund të dhurojnë edhe duke telefonuar në numrin 143-333, përveç pjesëmarrjes në një sërë eventesh si pazare bamirësie, ankande mode, konkurse etj.
 
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit të USAID-it - "Partneritete për donacione", i implementuar nga "Connect", në partneritet me Qendrën Evropiane për të drejtën jofitimprurëse, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, "Indigo" dhe Odën Amerikane të Tregtia në Maqedoninë e Veriut.
 
BELINDA KOKA ADEMI