Botë

Finlandë: Të shtëna paralajmëruese afër nëndetëses së dyshuar

28.04.2015 13:49

Finlanda ka njoftuar se marina e saj sot ka shkrepur të shtëna paralajmëruese kundër një nëndetëseje të dyshuar në ujërat afër kryeqytetit, Helsinki...

Këto të shtëna janë bërë në periudhën e rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë fqinje, që janë shkaktuar nga inkursionet kufitare dhe fluturimet e forcave ajrore ruse në hapësirën ajrore të Finlandës, prej se ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, vitin e kaluar.
 
Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Finlandës, Carl Haglund, nuk ka thënë nëse Rusia ishte e involvuar në incidentin e sotëm në Gjirin e Finlandës.
 
“Kjo çdoherë është serioze, nëse janë shkelur ujërat tona territoriale”, tha Haglund./evropaelire