Ndryshimet kushtetuese, Murtezani: Na duhet garanci se nuk do ketë kushte të reja
Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin...

Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe ka një gadishmëri që ato të ndodhin, por fillimisht duhet të gjejmë një mënyrë se si të heqim bllokadën e Bullgarisë. Kështu shprehet Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, i cili për TVM2 mes tjerash tha se Qeveria punon në gjetjen e zgjidhjes së mundshme, por për një rezultat definitiv nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet kushtetuese.
Sipas tij vendi duhet të ketë garanci se Bullgaria nuk do të ketë kushte të reja.
“Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe ka një gadishmëri se ato të ndodhin. Ne si qeveri kemi pothuajse shumicë të dyfisht në Parlament nuk ka asnjë pengesë në aspektin e kapacitetit politik për t’ i sjellë ato. Mirëpo ne mendojmë që për të zhbllokuar procesin nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet kushtetuese, pasi duhet pas parasysh përvojën që disa herë jemi bllokuar, shohim shume reziqe potenciale që kjo përvojë të përsëritet edhe në të ardhmen. Me qëllim që të sigurojmë procesin, gjegjësisht t’i shihet fundi, ne mendojmë që duhet një garanc, a do të jetë e shkruar ose jo, ose do të jep ndonjë instuticion evropian apo shtet, kjo nuk është me rëndësi. Ne duhet të jemi të sigurt se ky proces do të sigurohet, sepse nëse ne i bëjmë ndryshimet dhe parap kemi ndonjë bllokadë në të ardhmen nga Bullgaria, atëherë kemi frikë se shpresa plotësisht do të shuhet ose rrezikohet jashtëzakonisht shumë.” – tha Ministri për çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Procesi, aktualisht është i bllokuar pasi nuk e plotësoi kushtin e ndryshimeve kushtetuese. (Sanije Duraku, TVM2)
