LSDM: Ulja e marzheve, mashtrim i madh i Mickoskit
Nuk kanë së pushuari akuzat e LSDM-së...

Nuk kanë së pushuari akuzat e LSDM-së në drejtim të VMRO-DPMNE-së dhe të Qeverisë në përgjithësi në lidhje me masën e Qeverisë për përkufizimin e marzhës për disa produkte ushqimore, ku sipas LSDM-së doli të ishte tërësishtë masë e gabuar, e që në fund të ditës faturën e paguan prap qytetarët.
Sipas Bogdanka Kuzeskës nga LSDM, analizat tregojnë se çmimet nuk janë ulur, madje sipas sajë disa produkte kanë shënuar edhe rritje.
Sipas LSDM-së, përderisa qytetarët jetojnë keq e më keq, Qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 450 euro.
“Kjo masë rezultoi një mashtrim i madh nga ana e Qeverisë, e cila me sa duket mbron tregtarët, jo qytetarët. Shporta sindikale në tetor është zvogëluar për vetëm 57 denarë në krahasim me muajin paraprak. Kaq janë kursimet për qytetarët për një muaj nga masat e Mickoskit. Sot një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 61.249 denarë për nevojat elementare për një muaj, ndërsa paga mesatare ka rënë për 1.000 denarë pasi Mickoski është kryeministër. Këta tregues tregojnë se standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie drastike dhe se ata kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre. Me të drejtë ekonomistët kritikojnë qeverinë për politikën e dështuar ekonomike. Askush nuk njeh plan apo njohuri në këtë Qeveri për të përmirësuar standardin e qytetarëve apo për të forcuar ekonominë. Përderisa qytetarët jetojnë keq e më keq, Qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 450 euro.” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Mickovski: Janë ulur shpenzimet më shumë se në të kaluarën
Por pasi ishte apostrofuar pikërishtë Kryeministri Mickovski për këtë dështim sipas LSDM-së, përgjigje këtyre akuzave u dha pikërishtë Kryeministri Mickovski, i cili tha se politikat e Qeverisë bazohen në bazë të opinioneve të cilat i marrin nga të gjitha sferat e shoqërisë.
“Unë nga pres konferenca e Sindikatës e kuptova se ato janë të kënaqur nga kjo masë. Unë e kuptoj që nuk janë këto afër 900 denarë të pjaftueshme, që janë ulur shpenzimet e shportës konsumatore, ndoshta nuk do të ishte e mjaftueshme edhe 9 mijë denarë, por nga ana tjetër më mirë të jenë të ulura 900 denarë, sesa të kemi rritje siç ishte në të kaluarën. Por të kuptojmë edhe dicka, pagat po rriten në të gjitha institucionet, por e rëndësishme është që tani inflacionin e kemi diku afër 2 për qind, dhe jo 20 për qind sa e kishim nga qeverisja e kaluar. Për sa i përket idesë së LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro, që në propozim buxhetin për vitin e ardhëshëm kemi një metodologji të re, ku do të fokusohemi në investime të cilat do ta rrisin produktivitetin, dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski.
Sipas Mickovskit LSDM-së sikur të kishte dëshir këtë ta bënte realitet, do ta bënte der isa ishin në Qeveri, por sipas tij filozofia e kësaj Qeverie nuk është që paga minimale të rritet në 450 euro, por edhe inflacioni në 20 për qind.
Sipas Mickovskit më mirë do të ishte që pagat të rriten 10 për qind, por edhe inflacioni të jetë 2 për qind. (Fitim Kryeziu, TVM2)
