Mickoski për Ndryshimet Kushtetuese: Nuk pranoj diktate dhe ultimatume!
Maqedonia nuk do ta hapë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend...

Maqedonia nuk do ta hapë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, derisa Kuvendi i Bullgarisë nuk e miraton Marrëveshjen Qasëse të RMV-së, deklaroi Kryeministri i vendit, Hritijan Mickoski.
Ai shtoi se derisa të jëtë kryeministër nuk do të pranojë diktate dhe ultimatum.
“Që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, duhet të pranohet propozimi ynë. Atëherë mund të fillojmë procesin në bazë të atij parimi. Ai është që kur Kuvendi Bullgarisë ta ratifikojë Marrëveshjes Qasëse të shtetit tonë në kuadër të Bashkimit Europian, të vlejnë ato ndryshime kushtetuese që mendoj se janë zgjidhje për të gjithë duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën na futi qeveria paraprake, ku fjalën kyçe e kishte Bujar Osmani dhe pas tij udhëhiqte Mariçiqi dhe Kovaçevski. Tani e kuptoj se çfarë ka ndodhur në atë periudhë dhe më besoni, informacionet janë për t’u shokuar. Mënyrë tjetër e miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë. Derisa unë jam kryeministër nuk do të ketë ultimatume dhe diktate. Nëse mendojnë se në këtë mënyrë duhet ta promovojmë vlerën europiane, atëherë më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Pas dy javësh diskutime, Mickoski hoqi dorë nga shkrimi i një letre drejtuar institucioneve të BE-së lidhur me rrugën e integrimeve evropiane, në të cilën duhej të prezantonte qëndrimet e qeverisë maqedonase në lidhje me mënyrën se si mund të realizohen ndryshimet kushtetuese dhe negociatat sipas grupeve mund të fillojnë. Mickoski tha se është e kotë që tani t'i dërgohet një letër Bashkimit Evropian, sepse ajo që është dashur të thuhet në letrën tashmë është diskutuar me liderët e Bashkimit Evropian dhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
I pyetur disa herë për deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursulla vond der Layen, se Maqedonia duhet sa më parë të miratojë ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha “T’i japim kohës, kohë”. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
