Ekonomi

Rritje e prodhimtarisë industriale për 1,5 për qind në kuartalin e parë

28.04.2015 14:18

Prodhimtaria industriale në tre muajt e parë të vitit shënon rritje prej 1,5 për qind në krahasim me kuartalin e parë të vitit të kaluar...

Prodhimtaria industriale në tre muajt e parë të vitit shënon rritje prej 1,5 për qind në krahasim me kuartalin e parë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm në muajin mars rritja  është 0,6 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shpalli Enti Shtetëror për Statistikë.
 
Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve në muajin mars të vitit 2015 në krahasim me marsin e vitit 2014, shënon rënie prej 7,4 për qind, në sektorin e Industrisë së përpunuar rritje prej 1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrikie, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rritje prej 15,1 për qind.
 
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në muajin mars të vitit 2015, në krahasim me marsin e vitit 2014, shënon rritje te Energjia elektrike për 6,3 për qind, Prodhimet  e kapitalit për 26,9 për qind dhe prodhimet e përhershme për konsum të gjërë për 31,1 për qind, derisa rënie ka te Prodhimet intermediare, përveç energjisë elektrike për 2,4 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 4,5 për qind./mia