Lindja e Mesme, Izraeli sulmoi Iranin, Teherani do të hakmerret
Izraeli nisi kundërsulmin hakmarrës të paralajmëruar...

Izraeli nisi kundërsulmin hakmarrës të paralajmëruar prej kohësh kundër Iranit. Fushata ajrore shumë-orëshe kishte për qëllim vendndodhjet ushtarake. U goditën objektet për prodhimin e raketave tokë-ajër.
Impiantet bërthamore dhe instalimet e naftës nuk u vunë në shënjestër nga ushtria izraelite.
Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për të mbrojtur vendin, thotë zëdhënësi Hagari. Edhe Uashingtoni në të njëjtën linjë me Tel Avivin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Austin thotë se e drejta e Izraelit për të mbrojtur vendin është e padiskutueshme.
Në një bisedë telefonike me kolegun e tij izraelit, Gallant, ai konfirmoi mbështetjen e fortë amerikane.
“Aeroplanët tanë janë kthyer me sukses pas kryerjes së sulmeve ndaj objektivave ushtarake në Iran. Kjo ishte në përgjigje të sulmeve të Iranit ndaj Izraelit në muajt e fundit. Sulmi hakmarrës ka përfunduar dhe të gjitha objektivat janë arritur. Ne ndoqëm direktivën e establishmentit politik dhe kryem sulme të sakta dhe të synuara ndaj objektivave në zona të ndryshme të Iranit, duke përfshirë objektet për prodhimin e raketave me të cilat Irani ka sulmuar Izraelin gjatë vitit të kaluar. Irani ka sulmuar Izraelin dy herë, duke përfshirë edhe vendet ku civilët janë kërcënuar, dhe tani e ka paguar çmimin” – tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
“Është e qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian. Gjithashtu dua të theksoj qartë se duhet bërë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin rajonal, të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje. Irani nuk do të hakmerret ndaj sulmeve izraelite. Ne do të vazhdojmë të punojmë për de-përshkallëzimin e situatës”
Teherani pretendon se sulmet izraelite shkaktuan dëme materiale të kufizuara. Irani tha se sistemet e tij të mbrojtjes antiraketë kishin kapur me sukses raketat izraelite. Sulmet kishin në shënjestër bazat ushtarake pranë Teheranit dhe në provincat Ilam dhe Khuzestan.
Pavarësisht thirrjeve për de-përshkallëzimin, Irani ka njoftuar so do të hakmarret.
“Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve të Republikës Islamike drejtuar regjimit kriminal dhe jolegjitim sionist për të mos ndërmarrë asnjë hap aventuresk, mëngjesin e sotëm, në një akt përshkallëzimi, ky regjim mashtrues sulmoi bazat ushtarake në Teheran dhe provincat e Khuzestanit dhe Ilamit. Sistemi ynë i integruar i mbrojtjes ajrore lokalizoi me sukses dhe kundërshtoi agresionin, duke shkaktuar vetëm dëme të kufizuara në disa zona. Shkalla e sulmit është duke u hetuar” – tha prezantuesja në Televizionin shtetëror të Iranit, Sara Emami.
Sulmet izraelite ndaj Iranit vijnë në një kohë të situatës jashtëzakonisht kritike në Lindjen e Mesme dhe përbëjnë një rrezik të madh që e shtyn rajonin në një konflikt të gjithanshëm.
Për gati një vit, Izraeli ka qenë në luftë të hapur me grupet militante të mbështetura nga Irani. Në Gaza ata janë në luftë me Hamasin dhe në Liban me Hezbollahun. (Armend Murseli, TVM2)
