Botë
Së paku 52 persona e humbën jetën nga rrëshitja e dheut në Afganistan
28.04.2015 14:32
Së paku 52 persona sot e humbën jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në pjesën verilindore të Afganistanit në afërsi të kufirit me Taxhikistanin...

Së paku 52 persona sot e humbën jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në pjesën verilindore të Afganistanit në afërsi të kufirit me Taxhikistanin, lajmëruan autoritetet lokale, transmeton Tanjug-u.
Rrëshqitja e dheut është aktivizuar në rajonin Kavjan, në provincën Badakshan, 200 kilomtra larg kryeqytetit të provincës Fajzabad, deklaroi guvernatori i provincës, shahu Valiulah Abid.
Badakshan është një ndër rajonet më të varfëra dhe më pak të zhvilluara të Afganistanit, ku rregullisht po shkaktohet rrëshqitja e dheut, pasi që filloi sezona e shkrirjes së borës.
Vitin e kaluar në këtë periudhë së paku 350 persona mbetën të ngujuar nën tokë jatë rrëshqitjes së dheut në këtë provincë afgane./mia
