Komuna e Tetovës vendos kamera, dënon 8 persona per hedhjen e mbeturinave
Komuna e Tetovës, ka vendosur kamera...

Komuna e Tetovës, ka vendosur kamera në disa lokacione nëpër qytet, me qëllim që të identifikojnë personat që hedhin mbeturina inerte aty ku nuk e kanë vendin. Kasami tha se pas marrjes së inçizimeve do të identifiokohen personat dhe të njëjtit do të dënohen sipas ligjit. Ai gjithashtu tha se kanë vendosur edhe kontenjer në disa pika në qytet për mbetjet elektornike.
“Dua të informojë dhe promovojë edhe instalimin e kamerave në gjashtë lokacione të reja, ku do të identifikohen të gjithë ata qytetarë të cilët do të hudhin mbeturinat aty ku nuk e ka vendin dhe do të merren masa adekuate. Ndërsa nëpër qytet janë instaluar edhe kontenjer për mbetje elektrike, ku qytetarët do të mund të hedhin të gjitha mbetjet elektronike, duke nisur nga bateritë, por edhe pajisjet tjera të ndryshme.” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Vetëm për një muaj në Tetovë, për hedhje të mbeturinave inerte disa persona janë dënuar, disa janë në procedurë dhe disa të tjerë kanë marr vëretje.
“Sa u përket dënimeve të shqiptuara për disa qytetarë që hedhin mbetje inerte, tetë janë lëshuar, ndërsa 35 janë në procedurë për tu lëshuar si dhe 60 vërejtje për qytetarët që janë lëshuar nga inspektorati komunal në shenjë paralajmërimi.” – deklaroi zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.
Komuna e Tetovës, ditë më parë promovoi pikën grumbulluese të mbetjeve inerte, bartja e të cilave do të jetë pa pagesë nga shtëpia e qytetarëve deri në lokacionin e caktuar. (Visar Sadiku, TVM2)
