250 milion euro për Komunat, Mickoski: Do të financohen projektet kapitale
Jam i bindur se do të zgjidhen shumë problemet....

“Jam i bindur se do të zgjidhen shumë problemet që kanë tanguar qytetarët me dekada. Do të ndërtohen rrugë të reja, shkolla, çerdhe, parqe dhe shumë projekte të tjera kapitale”, - tha kryeministri Hristian Mickovski, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për këstin e parë prej 250 milionë eurosh të dedikuara për investime kapitale nëpër komuna.
Pa dallim prej cilës parti politike vinë kryetarët e komunave, Qeveria është e gatshme për bashkëpunim me të gjithë, qofshin ato në Qeveri apo opozitë, tha Mickovski dhe kërkoi që të konkurojnë me projekte.
“Në kuadër të buxhetit janë paraparë gjithashtu mjete shtesë për investime kapitale nëpër komuna, të cilat tani do të jenë pak më të larta. Deri tani kanë qenë 44 euro për kokë banori, ndërsa tani do të jenë rreth 130-135. Kështu që keni mundësi, nëse keni projekte të konkuroni në njoftimin që do të shpallet. Kjo Qeveri është e hapur për bashkpunim me të gjitha komunat, pa dallim nëse kryetarët vinë nga partitë politike që janë pjesë përbërëse e Qeverisë, apo prej atyre partive që janë të opozitës për momentin, për shkak se të gjithë ju jeni përfaqësues të popullit dhe mjetet do tu ndahen të gjithëve.” – tha Kryeministri Hristijan Mickoski.
250 milionë eurot tjera të mbetura nga kredia hungareze duhet të ndahen për sektorin e biznesit, njoftoi Mickoski pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Këto mjete janë pjesë e kredisë hungareze, të cilën në emër të Qeverisë e ka nënshkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska më 8 tetor në Budapest. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
