Dorëheqja e anëtarve të Komisionit për falje, LSDM: Davkova duhet të japë dorëheqje
Pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova...

Pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pranoi dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për Falje, ka reaguar LSDM-ja opozitare. Nga kjo parti kërkojnë nga presidentja të mbajnë përgjegjësi dhe në vend se të pranojë dorëheqjen e antarëve të Komisionit, duhet të jape vetë dorëheqje.
“Presidentja Davkova, duhet të mbajë përgjëgjësi për komisionin. Nuk duhet presidentja të luaj rolin e viktimës, pasi ajo ju bindet fjalëve të urdhëruara nga shefat e partisë së VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe Lëvizjes ZNAM. Mendojmë se parasëgjithash përgjegjësia duhet të bije mbi presidenten Davkova. Në sistemet Evropiane, në vitin 2023 për falje jo-ligjore presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në vitin 2023 dha dorëheqje. Nëse Mickovski për qeverisje e ndjek shembullin e presidentes së Hungarisë, atëherë është e udhës që presidentes t’i kërkoj që të japë dorheqje nga funksioni për shkak të këtij skandali.” – thonë nga LSDM.
Mickoski: Ata që bëjnë gabime tërhiqen
Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se duhet të mbajnë përgjëgjësi ata që bëjnë gabime, duke aluduar për anëtarët e Komisionit të Faljes, të cilët dhanë dorëheqje kolektive.
“Një njeri i gjallë që punon, di të bëjë gabime. Kur konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësi, atëherë është i virtytshëm. Gabimi u konstatua qartë dhe e vetmja gjë që kishin si vepër morale ishte që të tërhiqeshin dhe e bënë këtë, prandaj pres që kjo temë të mbyllet publikisht këtu” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Vendimi për dorëheqje kolektive nga Komisioni i Faljes është marrë nga anëtarët në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale, njoftuan nga kabineti i Siljanovskës.
Po ashtu, shtohet se në periudhën e ardhshme kryetarja Gordana Siljanovska Davkova, do të zhvillojë konsultime për përbërjen e re të Komisionit, si dhe për mangësitë institucionale dhe ligjore që ekzistojnë në sistemin për faljen e personave të dënuar, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentes.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, dy ditë më parë tha se është koha për një “rifreskim” në Komisionin për falje. Kujtojmë se ky komision ishte cak i kritikave të ashpra, si shkak i vendimit të fundit, ku u falën persona me vepra të rënda kriminale. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
