LSDM kërkon shkarkimin e Drejtorit të ASK-së

27.10.2024 17:23

LSDM-ja opozitare ka kritikuar partinë në pushtet

LSDM-ja opozitare ka kritikuar partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, se ka partizuar tërësisht Agjencisë për Siguri Kombëtare me vendosjen e Bojan Hristovskit për drejtor të këtij Agjencionit.

Sipas Metodija Ilievski nga LSDM,  Bojan Hristovski nuk i plotëson kushtet ligjore për pozitën e drejtorit të ASK-së.

Shkelja e qëllimshme e ligjeve sipas LSDM-së, është tregues i mënyrës se si kjo Qeveri e trajton shtetin e së drejtës, dhe shembulli më i mirë mirë ku Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij “dominojnë” institucionet, duke vendosur njerëz pa kualifikime në pozita kyçe.

“LSDM-ja deri më tani në disa raste ka konfirmuar se Hristovski nuk i ka certifikatat e duhura për të qenë drejtor, ajo u vërtetua se Mickovski po i shkel ligjet rëndë. Institucionet që janë shtylla e sigurisë sonë po keqpërdoren në interes të agjendës politike të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Shkelja e qëllimshme e ligjeve dhe parimit të “sundimit të ligjit” është tregues i mënyrës se si kjo Qeveri e trajton shtetin e së drejtës. Jemi dëshmitarë të një shembulli të mrekullueshëm ku Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij “dominojnë” institucionet, duke vendosur njerëz pa kualifikime në pozita kyçe”. – tha Metodija Ilievski nga rradhët e LSDM-së.  

Mickoski: Do ta largoj, nëse e konstaton institucioni relevant

Por këto akuza, Kryeministri Hristijan Mickoski i quajti të pa baza, të cilat vinë nga një parti e cila ka qenë shembull për shkeljen e ligjeve, dhe kushtetutës. Ai pohoi se do të kërkonte largimin e Hristovit nëse ndonjë institucion relevant konstaton se ka sertifikat të rejshëm dhe jo LSDM-ja

“Nëse atë e konstaton institucion përkatës dhe jo LSDM-ja opozitare, dhe personat e frikësuar që me vite kanë punuar në Agjencinë e përgjimeve nacionale shtetërore, dhe të njëjtat I kishin shëndëruar në një mjetë për të luftuar fuqishëm me opozitën e asaj kohe. Nëse ndonjë institucion relevant konstaton për një falsifikat të rejshëm, atëher po do të kërkoj të largohet, por jo kur atë e konfirmon LSDM-ja dhe këto instalime të kodoshëve në rradhët e LSDM-së dhe të BDI-së, dhe të mos mundohen që me presione të tilla të na shtynë të heqim dorë nga puna jonë e përkushtuar” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Për sertifikatin e Hristovskit kishin reaguar edhe mediat bullgare, të cilat kishin raportuar se një Qendër e tillë që lëshon serifikate të tilla, siç e ka edhe Bojan Hristovski në Bullgari, nuk ekziston.

Kryeministri Mickovski këmbëngulë se të gjitha procedurat për emërimin e tij janë ligjore, dhe i bëri thirrje Agjencionit për Parandalim të Korupcionit që ta hetojnë këtë rast, dhe nëse konstatojnë çfarë do lloj lëshime në këtë drejtim, ai do të reagojë.

Mickoski poashtu theksoi se LSDM ashtu edhe me djalin e tij kishin bërë fushatë të tillë, e tani sipas Mickoskit nuk po e shohin të rrugës të dalin, dhe të kërkojnë falje. Mickoski poashtu tha se Agjencioni i cili e ka lëshuar sertifikatin e tillë, e ka bërrë këtë në vitin 2022, dhe tani nuk ka rëndësi se i njëjti Agjencion a funksionon apo jo. (Fitim Kryeziu, TVM2)