Ahmeti, letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë

27.10.2024 18:03

Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti, iu ka dërguar letra drejtuesve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për siç bëjnë të ditur, për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike që ajo ka ndërtuar”.

Më tej bëjnë të ditur se letrat kanë të bëjnë për tri vendime të fundit si plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare që paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi.

“Këto 3 goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij. Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukin elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti. Ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve”, - shkruan Ahmeti.

Letra e Ahmetit është nisur në adresë të kreut shtetëror në Shqipëri, Begaj dhe Rama, në Kosovë Osmani dhe Kurti, Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Scholz, Presidentit të Francës Macron dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken.