Bullgarët votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Bullgarët po votojnë sot në zgjedhjet e tyre të shtata Parlamentare...

Bullgarët po votojnë sot në zgjedhjet e tyre të shtata Parlamentare në vetëm tre vjet, pasi ky vend në vazhdimësi u përball me paqëndrueshmëri politike dhe të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri dështuan.
Në këto zgjedhje nuk kishte asnjë fitues të qartë, ndërsa sondazhet të cilat janë realizuar atje, tregojnë se edhe këto zgjedhje nuk do të sjellin stabilitet në përbërjen e qeverisë.
Stërgjatja e proceseve në Bullgari shpeshë është treguar edhe si frenues edhe për RMV, por Petjo Cekov zëvendësredakor në një media bullgare në një deklaratë për Radiotelevizionin e Maqedonisë ka theksuar se Bullgaria në raport me Maqedoninë ka një koncenzus.
“Bullgaria ka një koncenzus për sa i përket Maqedonisë, pa dallim partive politike. Me çështjen rreth Maqedonisë, vetëm duhet të respektohen marrëveshjet e arritura, dhe të respektohen predispozitat ligjore të cilat dalin nga kjo marrëveshje. Nëse Maqedonia qëndron mbi këtë Bullgaria nuk do ta bllokon rrugëtimin e sajë për në BE, dhe këtu nuk ka dallim se kush do të vijë në pozicion të formon qeveri. Këtu në Bullgari nuk bisedohet shumë për çështjen e Maqedonisë, por në bazë të asaj që shohim në mediat e Maqedonisë, çështja me Bullgarinë shumë përflitet” – tha Petjo Cekov, zv.redakor në një media bullgare.
Por sipas gazetarit bullgar Cekov, pala bullgare nuk do të pranon kurfarë prolongime të mëtutjeshme, për sa i përket çështjes së ndryshimeve kushtetuese.
“Ursula ishte këto ditë në Shkup, dhe tani mbeten të shihen rezultatet e vizitës së sajë, dhe sigurishtë se do ti ndihmohet Shkupit që të gjejnë ndonjë tekst më të pranueshëm, por nuk shoh mundësi të ndryshimit të strukturës së marrëveshjes e cila është nënshkruar” – u shpreh Petjo Cekov.
Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe 9 koalicione. Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.
Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik.
Pjesëmarja në zgjedhjet e fundit ishte vetëm 34 për qind, apo dalja më e ulët në Bullgarinë postkomuniste. (Fitim Kryeziu, TVM2)
