Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli hap fronte të reja në Iran
Situata në Lindjen e Mesme...

Situata në Lindjen e Mesme vjen duke u përshkallëzuar çdo ditë e mëshumë, pasi Izraeli e ka përhapur konfliktin edhe në Iran, pas sulmeve me raketat balistike drejt Tel Avivit.
Autoritetet iraniane i kanë dënuar ashpër sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve ushtarake iraniane, duke i quajtur ato një “shkelje të ligjit ndërkombëtar” dhe duke pohuar “të drejtën për vetëmbrojtje”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, thotë se do ti përgjigjet çdo lloj sulmi në mënyrën më të ashpër.
“Irani sulmoi Izraelin me qindra raketa balistike. Ky sulm dështoi. Ne premtuam në atë kohë se Izraeli do të përgjigjet me vendosmëri dhe ne përmbushëm premtimet tona. Forcat Ajrore sulmojnë në të gjithë Iranin dhe në do të përgjigjëmi ashpër. Ne shkaktuam dëmtimi i aftësive mbrojtëse të Iranit dhe aftësia e tij për të prodhuar raketa që synojnë ne” – tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Teherani i ka kërkuar Zvicrës, që mban presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të dënuar Izraelin pas sulmeve ajrore.
Në reagimin e tij të parë pas sulmit ajror izraelit në objektet ushtarake iraniane, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se sulmi nuk duhet “as të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”
“Ky llogaritje e gabuar strategjike e regjimit sionist duhet të korrigjohet. Ata kanë bërë një llogaritje të gabuar strategjike kur është fjala për Iranin. Ata nuk e kanë kuptuar aftësinë, kreativitetin dhe fuqinë e vullnetit të kombit tonë. Ne duhet t'i bëjmë ata ta kuptojnë këtë. Por mos harroni , të ekzagjerosh sulmet e Izraelite është e gabuar, por kini kujdes, minimizimi i tyre është gjithashtu një gabim.” – u shpreh Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei.
Izraeli ka vazhduar sulmet edhe në Liban dhe Gaza. Të paktën 19 persona janë vrarë në sulmet ajrore të intensifikuara të Izraelit në Libanin jugor, dhjetra të tjerë janë plagosur. Ndërsa në Beit Lahija në veri të Gazës, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 22 persona, shumica gra dhe fëmijë.
Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se prej tyre, 11 ishin gra dhe dy fëmijë. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tre familje. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
