Maqedoni

Vitin e kaluar kanë ndodhur 130 aksidente në punë

28.04.2015 15:02

Në vitin 2014 sipas raportit nga Shoqata për Mbrojtje gjatë punës e Maqedonisë (SHMGJPM) kanë ndodhur 130 aksidente në punë, prej të cilave 42 ishin fatale...

Shkalla e vdekshmërisë sipas këtyre të dhënave është 6,03 për qind, ose në njëqind mijë aksidente vdesin 6 punëtorë. Shkalla e vdekjeve është rritur në krahasim me vitin 2013, kur ajo ishte 4,8 për qind.
 
Kështu theksoi sot Fatmir Saraçini nga SHMGJPM në shënimin e 28 prillit, Dita Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, e cila këtë vit shënohet nën moton "Përfshihu në ndërtimin e një kulture të parandalimit për SSHP".
 
Nga 34 qytete në Maqedoni, informoi Saraçini, 25 aksidente kanë ndodhur në punë.
 
"Shkupi është një qytet me më shumë aksidente, i ndjekur nga Strumica dhe Manastiri. Në vitin 2014 më së shumti aksidente ka pasur në veprimtarinë e administratës publike dhe të mbrojtjes së sigurisë të detyrueshëm social, aktivitetet në amvisëri si punëdhënës, veprimtari në amvisëri ku prodhojnë mallëra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre", theksoi Saraçini.
 
Sipas tij, numri më i madh i aksidenteve që rezultojnë me vdekje ka në veprimtarinë e amvisërive si punëdhënës, aktivitete në amvisëri që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre dhe të transportit dhe deponimit.
 
Sipas të dhënave numri më i madh i aksidenteve u kanë ndodhur personave të moshës mes 45 dhe 54 vjeçarë, ndërsa numri më i madh i aksidenteve fatale kanë ndodhur në kategorinë e punëtorëve të moshës prej 55 deri në 64 vjeç. Nga 130 aksidente në punë, vetëm tre aksidente u kanë ndodhur femrave./mia