Botë

Iran, komandanti i Gardës Revolucionare: Pasojat do të jenë të hidhura për Izraelin

28.10.2024 10:10

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar Izraelin se do të përballet...

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar Izraelin se do të përballet me ”pasoja të hidhura pasi sulmoi objektet ushtarake iraniane herët të shtunën, njoftuan mediat iraniane.
 
Shefi i Gardës Hossein Salami, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim , tha se Izraeli kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të tij, duke iu referuar sulmeve ajrore të së shtunës.
 
“Pasojat e hidhura do të jenë të paimagjinueshme”, tha ai.
 
Një ditë pasi sulmet izraelite kundër objektivave ushtarake iraniane vranë katër ushtarë, presidenti iranian Massoud Pezheskian siguroi se vendi i tij nuk kërkon luftë. Por ai theksoi se Izraelit do t’i jepet një “përgjigje e duhur”, pavarësisht thirrjeve për përmbajtje përballë rrezikut të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensionit në Lindjen e Mesme.
 
Nga ana e tij, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha pas sulmeve izraelite se nuk duhet as t’i nënvlerësojnë dhe as t’i ekzagjerojnë këto sulme.