Maqedoni
Minçevi reagon ndaj letrës së Ahmetit
28.10.2024 11:48
Edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, reagon ndaj letrës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti...

Edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, reagon ndaj letrës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se tensioni në shoqëri nga lideri Ahmeti dhe dërgimi i letrave drejtuar partnerëve evropian është popullizëm politik. Sipas Minçevit, përfaqësuesit e BDI-së në qeverinë e kaluar kanë konfirmuar se “balancuesi” ka qenë i keqpërdorur dhe janë pajtuar se i njëjti duhet të shfuqizohet.
“Ky është një popullizëm politik dhe ka të bëjë para së gjithash me atë që po ndodh në BDI dhe ajo është shpërndarja e koalicionit “Fronti Evropian”. Nuk duhet të shpejtohemi, sepse ne kemi pasur edhe situata të tilla kur prej vitit 2001 deri në vitin 2015 nuk kemi pasur balancues, por kategoria kushtetuese, përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është implementuar. Duhet të gjejmë zgjidhje që Gjykata Kushtetuese të mos shfuqizojë zgjedhjen e re ligjore.”, - deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
