Maqedoni

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurosong 2015” – Elhaida Dani mysafire në Çair

28.04.2015 15:08

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin “Eurosong 2015” Elhaida Dani, dje u mirëprit nga të rinjtë e Çairit...

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin “Eurosong 2015” Elhaida Dani, dje u mirëprit nga të rinjtë e Çairit nën organizim të Qendrës Informative Kulturore, Komunës së Çairit dhe Librarisë së Çarshisë. 
 
Ajo realizoi takim me nxënës, studentë dhe fansa të shumtë të saj. Me këtë rast ajo promovoi këngën “Jam gjallë”, versioni shqip i këngës “I’m alive”, me të cilën do të na përfaqëson në “Eurosong 2015”.
 
Të pranishmit patën rastin të bashkëbisedojnë me këngëtaren dhe të marrin CD të nënshkruar nga vetë Elhaida.