I dënuari nga Kërçova gjendet i vdekur në Burgun e Idrizovës
28.10.2024 18:36
Më 27 tetor 2024, në orën 18:10...

Më 27 tetor 2024, në orën 18:10, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë është raportuar në SPB Shkup se rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë i dënuari A.A. (65) nga fshati Strogomishtë, Kërçovë.
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.
Prokurori Publik është njoftuar me rastin, ndërsa me urdhër të tij, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ku është kryer edhe inspektimi.
