Granit Xhaka shkruan historinë, renditet i 16-ti në ceremoninë e “Topit të Artë”
Mesfushori me origjinë shqiptare i Bajer Leverkusenit, Granit Xhaka...
Mesfushori me origjinë shqiptare i Bajer Leverkusenit, Granit Xhaka është rënditur si lojtari i 16-të më i mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Xhaka, pas një viti fantastik me skuadrën gjermane, bën një arritje tjetër të jashtëzakonshme në karrierën e tij, duke parakaluar lojtar të kalibrit të lartë.
Futbollisti prishtinas ka lënë mbrapa emra si Federico Valverde, Emiliano Martinez, Martin Odegaard, Hakan Çalhanoglu, apo edhe Bukayo Saka.
Xhaka pas vete la një sezon të shkëlqyeshëm, duke fituar Bundesligën, Kupën dhe Super Kupën e Gjermanisë, si dhe duke arritur në finalen e madhe të Liga Europa me skuadrën e Leverkusenit, ndërsa me Zvicrën në Europianin e fundit arriti deri në fazën çerekfinale.