UGSh shpall konkursin vjetor “VANGJUSH GAMBETA” 2024

28.10.2024 20:07

Më 20 nëntor 2024, në Prishtinë...

Më 20 nëntor 2024, në Prishtinë, do të zhvillohet veprimtaria e rëndësishme e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët nga UGSH.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të përvitshme nga JTI, shpall konkursin per çmimet “Vangjush Gambeta” 2024 për gazetarinë ekonomike: Për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen si përherë edhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 10 Nëntor 2024 ose ne adresën zyrtare të imeilit: [email protected]

Në këtë veprimtari të përvitshme UGSH ndan edhe çmimet e rëndësishme:

Karriera

Reporteri i Vitit

Raportimi më i mirë i Vitit

Çmimin ” Ismet Bellova” për gazetarët sportivë

Zyra Informuese

Unioni i Gazetareve Shqiptare