Maqedoni
Qyteti i Shkupit, projekt për ndriçimin LED të rrugëve
28.04.2015 15:35
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, prezantoi projektin ”Ndriçimi i rrugëve, LED mundësi, financim dhe investime”...

Ky projekt për zhvillim të qëndrueshëm energjetik financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim t’u prezantojë autoriteteve të komunave benefitet nga instalimet e dritave LED.
Instalimi i dritave LED gjithashtu do të mundësojë siguri më të mire të rrugëve, do të kontribuojë në zvogëlimin e misioneve të CO2 dhe do t’u mundësojë kompetent;ve mirëmbajtje më ekonomike të dritave, tha Trajanovski.
“Ndriçimi i rrugëve është shumë i rëndësishëm për përditshmërinë e qytetarëve dhe njëkohësisht është pjesë e masave që po marrim për mbrojtjen e qytetarëve. Për këtë arsye, gjatë përpunimit të planit aksionar është sqaruar detajisht segmenti i ndriçimit të rrugëve. Këto masa parashikojnë të realizohen aktivitete në drejtim të përmirësimit të ndriçimit të rrugëve, duke përdorur dritat më efikase energjetike, drita me më shumë fuqi të ndriçimit, kontrollim i kyçjes dhe shkyçjes së dritave, reduktimi i kohës së punës së dritave, si dhe zëvendësimi i dritave joadekuate me drita efikase energjetike”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Qyteti i Shkupit është nënshkrues i kartës së prefektëve të qyteteve dhe komunave për qëndrueshmëri të efikasitetit energjetik, me të cilën vendi obligohet deri në vitin 2020 të punojë në zvogëlimin e misioneve të dëmshme në ambient për 20 për qind.
REXHEP QAMILI
