Botë

Katër të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dhjetëra persona të plagosur

29.10.2024 09:16

Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv...

Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, njoftoi kryetari i qytetit Ihor Terekhov, në një mesazh në rrjetin social Telegram.
 
Sulmi në qarkun Osnoviansk të qytetit shkaktoi edhe dëme në infrastrukturën civile dhe në shtëpitë e banimit, sipas tij.
 
Ky ishte sulmi i dytë në këtë qytet brenda gjashtë orëve.
 
Nëntë njerëz u plagosën në sulmin e parë, i cili u krye ndaj qendrës së qytetit, ku u dëmtua një ndërtesë historike, tha Terekhov.
 
Në një sulm tjetër, dronët rusë goditën Kievin mëngjesin e së martës, duke i plagosur së paku gjashtë civilë, përfshirë një rëndë, tha Vitali Klitschko, kryetari i kryeqytetit ukrainas.
 
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
 
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
 
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Rel