Botë

Izraeli sulmon luginën lindore të Libanit

29.10.2024 10:17

Të paktën 60 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Luginën lindore Bekaa të Libanit...

Të paktën 60 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Luginën lindore Bekaa të Libanit, tha ministria libaneze e Shëndetësisë. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende. Izraeli ka kryer mijëra sulme ajrore në të gjithë Libanin gjatë pesë javëve të fundit, duke synuar, siç thotë ai, operativët, infrastrukturën dhe armët e Hezbollahut.
 
Guvernatori i Balbek Baçie Kodr i quajti sulmet “më të dhunshmet” në zonë që kur Izraeli përshkallëzoi konfliktin kundër Hezbollahut muajin e kaluar. Në qytetin e Boudait, videot në mediat sociale u shfaqën për të treguar banorët që luteshin për dërgimin e pajisjeve të rënda për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve që besohet të jenë të bllokuar.
 
Kreu rajonal i ekuipazheve të Mbrojtjes Civile të Balbekut tha se sulmet ajrore ishin si një “unazë zjarri”. Më herët  sulmet ajrore izraelite në qytetin bregdetar të Tirit lanë shtatë të vdekur dhe 17 të plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
 
Izraeli lëshoi një paralajmërim për njerëzit që të largohen nga qendra e qytetit. Hezbollahu tha se u përlesh me trupat izraelite pranë kufirit jugor të Libanit të hënën dhe qëlloi me raketa një bazë detare brenda Izraelit pranë Haifës. Qeveria e Libanit thotë se deri në 1.3 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit si rezultat i konfliktit.