Fonde evropiane për zbatimin e ligjeve të BE-së në sferën e mjedisit
Me fonde evropiane do të realizohen në Maqedoni dy Tuining projekte, që kanë të bëjnë me përforcimin e kapacitetit administrativ në nivel shtetëror dhe lokal për zbatimin e legjislaturës evropiane në fushën e mjedisit, si dhe ndihmën teknike për përforcimin e kapaciteteve për zbatueshmërinë e legjislacionit në mjedisin e jetesës në nivel lokal...

Nga ky projekt do të kenë përfitim direkt nëntë pilot komuna nga rajonet në vend, por edhe komunat tjera, pasi do të përfshihen në trajtime dhe do të mund të shfrytëzojnë dokumentet që do të dalin nga projekti, deklaroi me rastin e fillimit të projektit ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
“Në pjesën praktike do të hartohen leje të integruara ekologjike për 10B instalime, ndërsa për Komunën e Tetovës, për shkak të aktualitetit të çështjes për ndotje të ajrit do të bëhet vlerësimi i gjendjes së cilësisë së ajrit”- deklaroi ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.
“BE-ja i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të qëndrueshëm, ndërsa ndotja ka ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, theksoi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav”- tha ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.
“Studimet flasin se zvogëlimi i ndotjes është me rëndësi jo vetëm për ambientin jetësor, por edhe për ekonominë. Duhet t’i marrim parasysh edhe harxhimet e mëdha që dalin nga dëmtimi i shëndetit të qytetarëve për shkak të ndotjes, komunikacionit dhe trajtimit joadekuat me mbeturinat. Ligjet evropiane në fushën e ambientit jetësor, si dhe tendenca e viteve të kaluara është që të gjenden mënyra për aplikimin e tyre. Maqedonia ka miratuar një pjesë të ligjeve evropiane nga sfera e ambientit jetësor, ndërsa hapi i ardhshëm është implementimi i përkryer i tyre”- theksoi ambasadori i BE-së, Avio Orav.
Projekti parasheh edhe blerjen e pajisjeve informatike, pajisje për matjen e zhurmës dhe marrjen e mostrave gjatë inspektimit, si dhe blerjen e softuerëve për përgatitjen e hartave strategjike të zhurmës. Për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit janë siguruar 10 automjete, ndërsa janë blerë pajisje informatike për 31 komuna të vendit. (Gyltene Sinani, TVM2)
