Maqedoni

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, 60 kompani keqpërdorin 3.2 milionë euro

29.10.2024 14:54

Rreth 60 kompani të ndryshme kanë keqpërdorur 3.2 milionë euro të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik....

Rreth 60 kompani të ndryshme kanë keqpërdorur 3.2 milionë euro të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Kompanitë kanë marrë para nga shteti për inovacione dhe projekte zhvillimore dhe në vend se t’i shpenzojnë paratë për projekte të suksesshme, ato kanë përfunduar në projekte pa rezultate apo fiktive. Keqpërdorimet dolën në shesh nga revizioni i kryer nga udhëheqësia e re, të cilët nxorën zbuluar se paratë madje kanë përfunduar edhe në shtëpi private shëndetësore për blerjen e pajisjeve mjekësore. Ushtruesi i detyrës drejtor i Fondit, Nikolla Dodov, thotë se po merren masa juridike ndaj keqpërdoruesve.  
 
“Nuk i kanë përmbushur obligimet dhe kanë keqpërdorur mjete për projekte fantome, pa dhënë rezultate, ndërkaq disa shtëpi shëndeti kanë shfrytëzuar mjete gjatë krizës së kovidit. Një borxh prej 3.2 milionë eurosh akoma nuk është kthyer në buxhet. Udhëheqësia e re po merr masa dhe tanimë janë paguar 600 mijë euro. Revizioni i brendshëm ka vërejtur praktika të dyshimta, përfshi ndërmarrje të lidhura me politikanë, marrëveshje të jashtëligjshme, konflikt të interesave dhe fshehje të të dhënave.”, - deklaroi u.d. drejtor i FIZhT, Nikolla Dodov.
 
Disa kompani kanë marrë më shumë grante për projektet e njëjta, ndërkaq dy qytete janë favorizuar. Dodovi duke mos i theksuar emrat tha se nga 50 projekte, 40 kanë përfunduar në dy qytete. Madje një menaxher ka drejtuar katër ndërmarrje të cilat kanë marrë para nga Fondi.
 
“Shqetësues është fakti se afër 80% të parave, të cilat i ka marrë nga këto kompani, i hedh në të njëjtën kompani për shërbimin e njëjtë. Kjo hedh dyshime për korrupsion.”, - theksoi u.d. drejtor i FIZhT, Nikolla Dodov.
 
Fondi tanimë seriozisht po i trajton edhe 50 shtëpi private shëndetësore, të cilat gjatë pesë viteve të fundit kanë shfrytëzuar paratë e shtetit. Nën llupë janë edhe 40 honoraristë të fondit me pagesa deri në 60 mijë denarë. (Meral Ismaili, TVM2)