Tiranë, opozita në protestë

29.10.2024 16:50

Opozita mban sot protestën kombëtare të radhës...

Opozita mban sot protestën kombëtare të radhës, me kërkesë kryesore qeveri teknike, lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Protesta pritet të zgjasë 3 orë, pasi opozita ka marrë leje nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, Policia e shtetit ka njoftuar bllokimin e disa akseve kombëtare. Bëhet fjalë për aksin Tiranë Durrës pranë mbikalimit të Kamzës, mbikalimin e Shkozetit, kryqëzimin e Milotit, rrethrrotullimin e Bradasheshit, të Rrogozhinës, si dhe rrethrrotullimin e Levanit.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, thotë policia, do të ketë devijime të qarkullimit në rrugë alternative, ndërsa policia u bën thirrje që kush ka fluturime drejt Rinasit, të jenë në aeroport para orës 17:00.

Ndërkohë, mbi 1 mijë forca policore do të jenë në terren, pasi PD-ja ka paralajmëruar mosbindje civile. Në protestën e fundit militantët shkaktuan kaos dhe dëme në mëdha duke djegur disa nga institucionet kryesore të shtetit. (Luljeta Ndoka, TVM2)