Ukrainë, Poroshenko: Kërcënimi i luftës “qëndron mbi kokë”

28.04.2015 16:20

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se kërcënimi i luftës “qëndron mbi kokë” në këtë vend, derisa vazhdojnë shkeljet e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës...

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare për Ukrainën, Poroshenko theksoi se vendit i duhet ndihmë dhe “solidaritet” për ta parandaluar “shpërthimin” e luftës dhe për ta zgjidhur situatën në rajonin Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë kontrollin.

Këto komente të presidentit ukrainas u bënë derisa zyrtarët ushtarak thanë se separatistët kanë vazhduar të sulmojnë me raketa, që paraqet shkelje të armëpushimit të arritur në Minsk të Bjellorusisë, në muajin shkurt.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sanksionet ekonomike kundër Rusisë duhet të mbeten në fuqi derisa të kompletohet Marrëveshja e Minskut. (Florije Kamberi, TVM2)