Qeveria, miratohet propozim buxheti për vitin 2025
Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2025...

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2025, i cili është projektuar në 5,8 miliard euro, apo për 13% më i lartë se buxheti i vitit të kaluar.
Misnitreja e Fianancave, Gordana Dimitrieska Koçoska, bëri të ditur se të hyrat e përgjithshme janë projektuar në 400 miliard denarë, që paraqet rritje prej 10% në krahasim me buxhetin e vitit 2024. Rritja ekonomike është planifikuar në 3,7%, ndërsa deficiti buxhetorë në 4% dhe inflacioni 2,2%. Minsitreja e Financave vlerëson se është krijuar buxhet që duhet të jap zhvillim të vërtetë të shtetit.
5.5 miliardë denarë janë paraparë vetëm për rritjen e pagave, ka bërë të ditur ministreja Dimitrieska-Koçoska. Në këtë shumë janë përfshirë rritja e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe rritja e pagës minimale.
Ajo nuk ka saktësuar nëse paga minimale do të jetë 450 euro, siç ka kërkuar Sindikata, pasi siç ka thënë Koçoska detajet pritet të harmonizohen në Komisionin ekonomik mes Sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë.
