Kuvend, miratohet strategjia kombëtare për zhvillim
Kuvendi republikan miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim...

Kuvendi republikan miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila është udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën 2024-2044.
Nga Qeveria thonë se strategjia është një dokument i përbashkët, një pikë lidhëse për të gjithë faktorët vendimtarë që duan të inkorporohen në krijimin e së ardhmes së rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.
Kjo strategji është ndërtuar përmes një marrëdhënieje partneriteti dhe mbështetjes së UNDP-së në koordinim me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrinë e Financave të Republikës Sllovake që mbështesin këtë proces.
“Objektivat e kësaj strategjie zhvillimore janë: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit. Krijimi i një sistemi meritash ku pikë për kriteret e vetme për avancim janë aftësitë, njohuritë e fituara dhe cilësia e vizionit të ofruar. Angazhim i fuqishëm i të gjithëve për rritje dhe zhvillim ekonomik që do të sigurojë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
