Maqedoni

Parashikimi i motit

30.10.2024 09:02

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë edhe për këtë javë të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme...

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare. Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Në zonat malore do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 24°C.
 
Në Shkup paradite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23°C.